Telegrafi

LG G Pro 2, super-telefoni që debuton në muajin prill

Sipas një raporti të fundit nga mediat koreane, thuhet se LG e ka konfirmuar se LG G Pro 2 do të arrijë në SHBA gjatë muajit prill, por jo më herët.

LG G Pro 2 posedon ekranin me diagonalen prej 5.9 inç në full HD dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa procesori i pajisjes së avancuar mbështetet me 2.3Ghz quad core Snapdragon 800.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe Adreno 330 GPU dhe 3GB RAM, ndërsa LG G Pro 2 sjell edhe dy kamera.
Në pjesën e përparme të telefonit do të jetë kamera me 2.1MP për video thirrje, ndërsa në anën e pasme do të jetë kamera me 134MP me OIS, e cila do të sjell edhe funksionin anti-dridhje, i cili do të mundësojë fotografi më të mira.

LG G Pro 2 bazohet në versionin e fundit të Google Android, 4.4 KitKat ndërsa pajisja ofron edhe lidhjet për ËiFi, Bluetooth 4.0, NFC dhe baterinë me 3,200 mAh. / Telegrafi /