Telegrafi

LG G Flex muajin e ardhshëm në Evropë, kushton 940 dollarë

Çmimi i telefonit me ekran të lakuar – LG G Flex do të shitet për 940 dollarë në Korenë e Jugut, që i bie të jetë pak më i lirë se Samsung Galaxy Round, çmimi i të cilit është rreth 1,000 dollarë.

LG G Flex vjen me procesorin quad core 2.26GHz Qualcomm Snapdragon 800, bashkë me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM.
Për më shumë, telefoni i mençur i LG-së me vete sjell edhe 32GB memorie të brendshme, si dhe baterinë me 3,500 mAh, e cila është poashtu e lakuar, siç ishte paralajmëruar më herët.

LG G Flex sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 2.1 mega-piksel si dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel për foto dhe video cilësore.

Karakteristikat tjera të LG G Flex përfshijnë edhe Android 4.2.2 Jelly Bean, lidhjet për rrjetet LTE-A, Bluetooth 4.0, USB 3.0, NFC dhe 802.11 a/b/g/n/ac WiFi, ndërsa pajisja nuk do të ketë asnjë buton në pjesën e përparme të saj.

Kohët e fundit, LG gjithashtu njoftoi se G Flex do të jetë në dispozicion në Evropë dhe SHBA, dhe tani kompania ka njoftuar se do të fillojë me shitjen e telefonit të saj edhe në Evropë, prej muajit dhjetor. / Telegrafi /