Telegrafi

LG G Flex 2 vjen edhe në Evropë

Shumë prej operatorëve mobil amerikan tashmë e kanë prezantuar telefonin unik të LG, ndërsa tani me sa duket kompania koreane është bërë gati që të njëjtin ta ofrojë në nivel global.

Më saktë, shitjet e G Flex 2 do të fillojnë së shpejti në Amerikën e Veriut dhe Jugut, në Evropë dhe në Azi.

LG G Flex 2 ofron ekranin me 5.5-inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 me 2GB RAM, 16/32GB memorie, kamerën kryesore me 13MP me OIS, kamerën e përparme me 5MP, baterinë me 3,000mAh dhe Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)