Telegrafi

LG Flex në treg, muajin e ardhshëm

Para disa ditësh në internet ishte publikuar një pamje e mundshme e LG Flex me ekranin e lakuar, edhe pse ky koncept i telefonit të ri të LG-së mund të jetë i saktë, sepse para pak kohësh LG e kishte zyrtarizuar teknologjinë e saj të ekraneve të lakuar për pajisjet e saj, si dhe pati paralajmëruar modele të telefonave mobil që do të përdorin këtë teknologji.

Sipas burimeve jozyrtare të lajmit thuhet se LG Flex do të vijë me ekranin e lakuar në diagonalen prej 6 inç, ndërsa “thyerja fizike” e ekranit do të jetë vertikale nga lart-poshtë, që është pak më ndryshe se sa modeli rival i telefonit të Samsung, Galaxy Round, të cilën kompania jug-koreane e ka prezantuar së fundmi.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion zyrtar, media më e madhe koreane thotë se LG Flex do të debutojë në tregun jugkorean gjatë muajit nëntor, tek tre operatorët mobil. / Telegrafi /