Kësaj radhe, bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit, LG Fantasy, për të cilin faqja e zhvilluesve të XDA ka marrë pamjet e para dhe të turbullta.
Sipas tyre, LG Fantasy pritet të jetë një model i ri i telefonit të mençur i cili bazohet në Windows Phone, ndërsa ngjyra e parë e këtij modeli pritet të jetë e zezë, metalike.
Për më shumë, është zbuluar se LG Fantasy do të ketë një ekran IPS, të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç.
Bazuar në pamjet e para, LG Fantasy mendohet se do t’i takojë kategorisë së telefonave mesatar, sa i përket kostos, ndërsa lansimi zyrtar i modelit pritet të ndodhë në ngjarjes vjetore të CES. / Telegrafi /