Telegrafi

LG, ekranet e lakueshme, gjatë vitit

Sipas Korea Times, LG është duke planifikuar të fillojë me shitjen e ekraneve të lakueshëm, më vonë gjatë vitit.

Rivali i saj kryesor, Samsung e ka prezantuar teknologjinë e saj “Youm” në panairin e CES 2013, mirëpo sipas asaj që është thënë prodhimi i kësaj teknologjie nuk pritet të ndodhë edhe për disa vite tjera në vijim.

Së fundmi, LG ka bërë një hyrje të fuqishme në tregun e telefonave mobil, me modelet e reja si Optimus G Pro, dhe tani, ekranet e lakueshme mund të jenë një “hit” i radhës nga kompania, e cila me siguri se do ta merrte vëmendjen e publikut. / Telegrafi /