Në fillim të këtij viti, LG prezantoi televizorin e parë me ekran transparent me valë, modelin LG OLED T. Ky televizor tani është në shitje.
Bëhet fjalë për televizor me ekran diagonale 77 inç dhe sipas informacioneve në faqen zyrtare të LG kushton 60 mijë dollarë.
Siç thanë nga LG, OLED T ka rezolucion 4K dhe teknologji të transmetimit audio dhe video pa tel të LG. Gjithashtu, ekziston një ekran që zbret ose ngrihet me shtypjen e një butoni.
LG’s new 77-inch transparent OLED TV is now on sale for $60,000.
Featuring 4K at 120 Hz, an AI processor, and a sliding black shutter to adjust transparency, it also includes a sleek stand with glass shelves. pic.twitter.com/wSd4iudPpl
— LIANDR (@TechLiandr) December 19, 2024
Mundësohet nga procesori i ri LG Alpha 11 AI me performancë katër herë më të mirë se çipi i gjeneratës së mëparshme. Fuqia shtesë ofron 70 për qind performancë më të lartë grafike dhe 30 për qind shpejtësi më të lartë të përpunimit, siç pretendohet nga kompania.
Modeli OLED T funksionon me pajisjen Zero Connect Box dhe dërgon sinjale video dhe audio në televizor me valë – ju lidhni konsolat dhe pajisjet e tjera të transmetimit, natyrisht, me këtë kuti dhe jo drejtpërdrejt me televizorin.
Në fillim, disa nga pamjet vizuale në OLED T janë pak të turbullta, pasi duket sikur ajo që po shihni në televizor është në të vërtetë në dhomën tuaj. /Telegrafi/