Telegrafi

LG do t’i prodhojë ekranet e orës së Apple

Sipas një raporti të ri nga LG thuhet se kompania do ta furnizojë kompaninë Apple me ekrane Plastic OLED për Apple Watch.
Apple Watch thuhet se do të lansohet diku kah muaji prill në tri modele të ndryshme, Apple Watch Sport që do të shitet për 439 dollarë, Watch Edition një model i artë dhe i avancuar i orës që mund të kushtojë deri në 5,000 dollarë dhe variantin standard Apple Watch që do të kushtojë rreth 500.

Ora e mençur e Apple pritet të jetë një pajisje shumë e famshme e Apple. (Telegrafi)