Telegrafi

LG dhe Samsung përbëjnë 78% të shitjeve në Android

Aktualisht, Samsung dhe LG tani përbëjnë 78% të gjitha shitjeve në Android në SHBA, që është një shifër e lartë.

LG në fakt e ka dyfishuar pjesëmarrjen e saj në treg dhe ka arritur që të tërheq më shumë blerës të parë të rinj të telefonave smart, më shumë sesa rivali i saj më i madh, Samsung.

Në Kinë, Huawei e ka marrë vendin e parë si prodhues, pasi që ka arritur që në top 10 t’i ketë tri modele të saj të telefonave.
Android morri 79 për qind të telefonave në zonat urbane në Kinë, për tremujorin e dytë, ndërsa në këtë përqindje u shfaqen edhe disa emra të rinj.
Prodhuesi kinez Meizu u rrit për 700%, ndërsa Lenovo dhe të tjerët patën telashe me shitjet. (Telegrafi)