Telegrafi

LG dhe Ice Cream Sandwich

Specifikat e celularit për momentin nuk janë të ditura, por duke pasur parasysh klasën e pajisjes ,pritet ekrani me diagonale më të madhe se katër inç, procesori dybërthamësh dhe kamera me mundësi të incizimit të videos në rezolucionin prej 1080p. Paraqitja zyrtare është paraparë për vitin e ardhshëm, e më shumë informata rreth pajisjes do të zbulohen gjatë panairit CES që mbahet në majin janar.

Gjithashtu, nga LG kanë konfirmuar se smartphone i tyre Optimus 2X prapëseprapë do të marr mbindërtimin në Ice Cream Sandwich. Nga kompania fillimisht kanë publikuar se mbindërtimi do ta anashkaloj smartphonein e parë dybërthamësh, por ky informacion është demantuar shumë shpejtë. E të gjitha këto në Facebook. /Telegrafi/