Telegrafi

LG del me televizor Google në CES 2012?

Vonesat e shumta në softuer, kanë bërë që prodhuesit si LG, Sharp dhe Toshiba të mos e prodhojnë një model të tillë të televizorit, duke ia mundësuar kështu modelit Samsung Vizio të mbajë primatin në këtë drejtim.

Megjithatë, ky projekt i ri i cili do ta forconte edhe më tej gjigantin amerikan të teknologjisë, ka mbetur shumë sekret, ndërsa ajo që është marrë vesh deri më tani, janë planet e Logitech dhe Sony për lansimin e televizorëve “ndryshe”, të  cilët normalisht se lidhen me Google.

Tani që Android Honeycomb ekziston, detyra e vështirë e Google në ditët në vijim do të jetë krijimi i partnerëve të rinj sa i përket përmbajtjes dhe harduerit. / Telegrafi /