Telegrafi

LG Chromebase (AIO) vjen në stilin e iMac për 350 dollarë

Tani, kompjuteri i ri i LG-së, i llojit All-in-One do të fillojë të shitet në tregun amerikan për një çmim të ulët prej 350 dollarësh.
Në fillim të këtij viti, LG e kishte lansuar all-in-one Chromebase në Australi, për 349.99 dollarë, ndërsa versioni i cili është në dispozicion në SHBA e ka çmimin e njëjtë, dhe mund të blihet në ngjyrën e bardhë ose të zezë.

Specifikat e desktopit të stilit iMac, përkatësisht modelit LG Chromebase përfshijnë procesorin e Intel, Celeron 2955U Hasëell me 2GB RAM dhe 16GB solid state disk (SSD).

Ndërsa, karakteristikat tjera të LG Chromebase përfshijnë edhe lidhjet për Bluetooth dhe Wi-Fi bashkë me tri porte për USB 2 dhe një USB 3 si dhe portin për lidhjen në rrjetin Ethernet.

LG sjell edhe ueb-kamerën me 1.3 mega-piksel dhe 5W dëgjuese stereo si dhe portin për input HDMI. / Telegrafi /