Telegrafi

LG bën gati shumë modele të reja të telefonave për lansim në CES

Sipas një raporti të ri nga Evan Blass, LG ka një linjë të re të telefonave Android të planifikuar për lansim në janar, në shfaqjen teknologjike – panairin e madh të CES.

LG do të sjell një numër pajisjesh të reja që do të përfshijnë katër pajisje LG K, dy LG X dhe një LG Stylus 3.

Këto pajisje do të jenë LG K3, LG K4, LG K8, LG K10, një LG X power 2, një LG X caliber dhe një LG Stylus 3.

Kompania pritet të prezantojë zyrtarisht këto pajisje para konferencës CES kështu që mund të presim lajmërimin për medie gjatë kësaj jave ose javës së ardhshme.