Telegrafi

LG bën gati modelin G5

Sipas raporteve të shumta thuhet se telefoni i ri kryesor i kompanisë do të vijë me trup të metaltë si dhe teknologjinë iris për siguri të shtuar.

Ndërsa disa raporte tjera sugjerojnë se LG G5 do të shfaqet në muajin shkurt, në të njëjtën kohë me Galaxy S7.

Specifikat e telefonit thuhet se përfshijnë ekranin me 5.6” me 2560 x 1440 piksel, procesorin Qualcomm Snapdragon 820 në Adreno 530 GPU.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë koment nga kompania jugkoreane e cila nuk i ka bërë detajet e telefonit të ditura zyrtarisht. (Telegrafi)