Telegrafi

LG bën gati G Arch dhe G Health

Mirëpo, në ndërkohë disa prodhues të tjerë pritet të lëshojnë pajisje të ngjashme, madje deri më tani është thënë se edhe Apple do të jetë në mesin e prodhuesve që do ta ketë orën e saj të mençur.

Përveç Apple, sipas një raporti të ri të mediave koreane thuhet se do të jetë edhe LG, kompania e cila do ta prezantojë orën e saj të mençur, të cilën thuhet se do ta quajë G Arch.

Për më shumë, në raport thuhet se LG do të prodhojë edhe një pajisje tjetër të dorës për përcjelljen e fitnesit dhe shëndetit të përdoruesit të cilën do ta prezantojë në treg me emrin G Health.

Edhe pse ende nuk dihet nëse LG do ta prodhojë orën Arch apo mbështjellësin e dorës G Health, besohet se në rast se kjo gjë ndodhë atëherë pajisjet do të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil, ngjarjen më të madhe të industrisë e cila do të mbahet në Barcelonë, prej 24-27 shkurt.

Në raport nuk është thënë asgjë për koston e mundshme të pajisjeve të reja të LG-së, karakteristikat e mundshme apo sistemin operativ në të cilin ato do të bazohen, edhe pse besohet se LG do ti mbështesë ato në platformën e Google, Android. / Telegrafi /