Telegrafi

LG bën gati edhe G4 c?

Në ndërkohë pritet të shohim edhe versionet e tilla si HTC One M9 mini apo Samsung Galaxy S6 mini.

Në këtë mes pritet të jetë edhe LG G4s, i cili nuk e ka prapashtesën mini, por vetëm shkronjën “c” e cila simbolizon koston më të ulët dhe një variant të ri të versionit të saj kryesor të telefonit siç është LG G4.

Vitin e kaluar në treg kishte edhe model të ngjashëm sikurse LG G3 s.

Në fakt një faqe gjermane e ka listuar modelin LG G4c (H525N) për të cilin besohet se synon ti marrë përdoruesit që nuk mund ta përballojnë koston e LG G4.

Për një çmim që do të sillet rreth €279 deri në €300, LG do të ofrojë një model të telefonit me ekranin prej 5 inç në 720 x 1280 piksel dhe IPS (294 ppi), procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 410, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet dhe baterinë me 2,540 mAh. (Telegrafi)