Telegrafi

LG bëhet gati për LG G3?

Modeli i ri i telefonit LG G3 thuhet se do të vijë me procesorin e koduar me emrin Odin, i cili do të ofrohet në versionet quad dhe octa core, ndërsa 8 core do të jetë në LG G3.

LG Odin 8 core besohet se do të vijë me 2.2GHz me konfigurimin big.LITTLE me 2.2GHz Cortex A15 bërthama dhe Cortex A7 1.7GHz.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe Mali-T604/T624 GPU apo atë T720/T760, edhe pse këto specifika ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Për shkak se LG G2 është lëshuar në treg në mes të këtij viti, atëherë pritet që G3 të jetë në dispozicion në treg kah mesi i vitit të ardhshëm. / Telegrafi /