LG befason me telefonin e mençur të saj të ri 5G me dy ekrane me një koncept tejet interesant.
Ekranet e palosshme ose një ekran i dyfishtë, janë me sa duket produktet e vetme në një treg të pangopur që ende gjenerojnë çdo lloj vëmendjeje.
LG e ka arritur këtë me telefonin e mençur të saj të ri Wing 5G, transmeton Telegrafi.
Forma T e pazakontë
Në gjendje normale, telefoni inteligjent paraqitet me një ekran vertikal konvencional. Një ekran i dytë është i fshehur poshtë.
Përdoruesit mund të kthejnë ekranin kryesor 6.8 inç në një pozicion horizontal, për shembull për të parë video në modalitetin e ekranit të gjerë.
Kjo jep një pamje të një ekrani vertikal, të dytë 3.9 inç që mund të përdoret për aplikacione, informacione ose njoftime të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=cfZG8K4ZqgQ&feature=emb_title
Katër kamera dhe 5G
Me një çmim prej afro njëmijë euro, telefoni celular është një nga më të lirët e telefonave inteligjentë me ekran të dyfishtë. Përveç 5G, ai ka kamera të mira.
Ai ka kamera në pjesën e pasme, dy prej të cilave premtojnë kënde ultra të gjera të shikimit dhe një kamera selfie të palosur në pjesën e përparme. /Telegrafi/