Telegrafi

Lezhë, zjarr në fabrikën e përpunimit të peshkut

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të Shëngjinit, ku një fabrikë e përpunimit të peshkut është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton Shekulli.

Dyshohet se shkak për zjarrin janë bërë luhatjet e tensionit, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/