Kirurgu 55 vjeçar para 4 ditësh kishte operuar nga guri në tëmth një të moshuar, e cila ndërroi jetë pas 24 orësh. Pikërisht ky rast është bërë shkak për arrestimin e tij, pasi dyshohet se mjeku është treguar i pakujdesshëm me mjekimin.
Ndërsa shkaqet konkrete rreth kujdesit mjekësor ndaj të moshuarës po hetohen nga ekspertiza.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që në pranga bien për të njëjtën akuzë, mjekët. Pak ditë më parë në Durrës u arrestuan 2 mjekë për vdekjen e volejbollistit Juxhin Guza. /Bw/Telegrafi/