Sot në orën 06 e 15 minuta ndodhi një vrasje në rrugën e vjetër të Torovicës në zonën që ndan Lezhën me Shkodrën.
Policia njoftoi se gjeti në vendin e ngjarjes një mjet tip “Ford” dhe një person që ishte pa jetë. Ai është Ajet Qokthi, 26 vjeç, që po udhëtonte me një tjetër person, një i afërm i tij.
Ata bënin transportin e qumështit nga fermat blegtorale që janë në zonë dhe të dhënat e para janë se ka patur një tentativë grabitje.
Policia ndërkohë është në zonë duke kërkuar për vrasësit që pas ngjarjes mendohet të jenë larguar në këmbë.