Telegrafi

Lezhë, ekzekutohet një 25-vjeçar, identifikohet autori

Martin Shtjefni u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm ( rreth orës 02:00) në rrethana të paqarta në një lokal në Lezhë, raporton BalkanWeb.

Nga hetimet paraprake mësohet se Shtjefni ka qenë në një lokal në rrugës Lezhë-Tiranë, pranë kryqëzimit të ‘Shënkollit’ kur është qëlluar me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vrasjes. /Telegrafi/