Emiljano Toma, nga qyteti i Lezhës u arrestua në flagrancë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij iu gjet një armë zjarri automatik model P 84 dhe një krehër me 15 fishekë.
Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe armët e gjetura iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Telegrafi/