Telegrafi

Leze Qena feston ditëlindjen e 82-të (Foto)

Aktorja e dashur e publikut, Leze Qena, po feston ditëlindjen e 82-të të saj.

Aktorja e shumë serialeve dhe filmave të cilat janë mishëruar me adhuruesit e artit, ka preferuar një mënyrë modeste për të festuar ditëlindjen e saj të 82-të.

Dekorimi për ditëlindjen e Lezes. Foto: Snapchat

Miq dhe familjarë të saj kanë qenë prezent në një nga hotelet e Prishtinës, ku edhe po festohet dita e rëndësishme e aktores së respektuar shqiptare, shkruan Telegrafi.

Vendi ku po mbahet festa e ditëlindjes së Leze Qenës

Vet Lezja është parë mjaft e lumtur teksa po feston ditëlindjen mes më të dashurve të saj.

/Telegrafi/