Aktorja e dashur e publikut, Leze Qena, po feston ditëlindjen e 82-të të saj.
Aktorja e shumë serialeve dhe filmave të cilat janë mishëruar me adhuruesit e artit, ka preferuar një mënyrë modeste për të festuar ditëlindjen e saj të 82-të.
Miq dhe familjarë të saj kanë qenë prezent në një nga hotelet e Prishtinës, ku edhe po festohet dita e rëndësishme e aktores së respektuar shqiptare, shkruan Telegrafi.
Vet Lezja është parë mjaft e lumtur teksa po feston ditëlindjen mes më të dashurve të saj.
/Telegrafi/