Kandidatja për presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi sot në Bruksel se dera e BE-së duhet të mbetet e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo tha në një takim me deputetët evropianë se fokusi i vëmendjes së saj do të jetë promovimi i sundimit të ligjit, konkurrencës, digjitalizimit dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike.
“Bashkimi Evropian bazohet në parime,” tha ajo, duke përvijuar prioritetet e politikës së saj të ardhshme, për herë të parë që kur u propozua për president të KE-së, transmeton KosovaPress.