Në Geneva Motor Show është prezantuar hibridi LS 500h, që ka pamje të mahnitshme si dhe qëndrueshmëri të lartë.
Sedani me 3.5-litra V6 ka sistem të kombinuar me dy bateri, që arrijnë të prodhojnë deri 354 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.
Veçanti e këtij modeli është se kur kalohet në sistemin e lëvizjes me energji elektrike, mund të arrijë shpejtësinë deri në 140 kilometra në orë.
Në krahasim me makinat tjera nga Lexus, ky model e ka më të lehtë qendrën e gravitetit, ndërsa është punuar me materiale shumë më të lehta.
Me linjat që i ndihmojnë në rritjen e aerodinamikës dhe strukturën e qëndrueshme, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund të arrijë për 5.4-sekonda.
Në fotografitë e postuara më poshtë, mund ta shihni sedanin se si duket kjo veturë. /Telegrafi/