Site icon Telegrafi

Lexusi gjatë muajit të ardhshëm sjell këtë model hibrid (Foto)

Në këtë edicion të Geneva Motor Show, që mbahet në muajin mars, Lexus sjell modelin e ri.

Kjo makine hibride ka mundësi të lëviz me 160 kilometra në orë, në momentin që kalon në sistemin elektrik, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, me 3.5-litra V6, kjo veturë ka 354 kuajfuqi.

Modeli LS 500h, është shumë i gjerë dhe i gjatë, në mënyrë që udhëtarët ta kenë shumë komoditet në enterierin me shumë hapësirë.

Në anën tjetër, niveli i luksit dhe teknologjia e lartë bëjnë që kjo veturë të jetë shumë e kërkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version