Site icon Telegrafi

Lexus UX me gomat e veçanta të bazuara në atletet e popullarizuara (Foto)

Dizajneri i veshjeve të përditshme, Johny Elliott e ka pajisur këtë crossover me gomat që përdoren edhe te atletet e famshme Nike AF1

Gomat e veturave mund të jenë elementi më i rëndësishëm, në qarkullimin dhe sigurinë e makinës, por pavarësisht dizajnit që kanë, nuk arrijnë të marrin vëmendje, transmeton Telegrafi. Kjo është çfarë i bënë unike këto goma, duke i dalluar shumë prej të tjerave.

Prodhuesi japonez Lexus, ka bashkëpunuar me John Elliott, për ta pajisur me goma modelin e ri UX, që të ketë dallim prej të tjerave.

Ngjyra e bardhë, është gjëja e parë që është aplikuar, ndërsa vijat e shumta, janë të ngjashme me ato që shihen në gomat e atleteve Nike AF1.

Hapësirat e lëmuar dhe tjerat që janë shumë të vrazhda, bien shumë në sy dhe krijojnë dukej të veçantë që nuk është parë ndonjëherë në vetura. /Telegrafi/

Exit mobile version