Prodhuesi japonez Lexus, do të prezantojë gjatë javës së ardhshme në panairin SEMA, edicionin e limituar të makinave, që është inspiruar nga filmi Black Panter.
Struktura e modelit LC ka mbetur e njëjtë, ndërsa do të ketë disa përfundime të veçanta, disa linja shtesë si dhe ngjyrë e kombinuar me hije, që nuk është parë më herët, transmeton Telegrafi.
Por, nuk është bërë e ditur, se çfarë ndryshimesh do të kenë në pjesën e brendshme, apo nëse do të ketë shpejtësi sikur pantera e zezë.
Raportohet se ky Lexus që lansohet gjatë vitit që vjen, do të prodhohet në vetëm 100 njësi. /Telegrafi/