Makina pritet të jetë e suksesshme, njëjtë sa kupeja
Deri më tani, Lexus ka pasur mjaft sukses me makina që mund t’ju hapej tavani, si modelet SC dhe IS, ndërsa të njëjtat pritje i ka edhe për LC të ri, që do ta ketë këtë mundësi, transmeton Telegrafi.
Koji Sato është presidenti i kompanisë Lexus, që ka bërë të ditur se ky model, do të sjell një epokë të re në modelin e makinave të hapura, meqenëse do të jetë shumë më ndryshe.
“Pritet të shitet në treg, po aq sa edhe kupeja, meqenëse do të ketë nivel të lartë të entuziazmi” ka thënë Sato, megjithëse nuk ka dhënë detaje.
Meqenëse do të kushtojë rreth 100 mijë euro, pritet që të jetë edhe hibrid i elektrifikuar si versioni hibrid, që arrin deri në 471 kuaj fuqi. /Telegrafi/