Pa asnjë shtresë kamuflazhi, Lexus LC është parë gjatë realizimit të një sesioni fotografik për reklamën e re
Në fillim të vitit, ishte bërë e ditur se Lexus LC do të arrijë me kulm të hapur, derisa në Goodwood Festival of Speed, e kemi parë duke lëvizur me disa shtresa kamuflazhi, transmeton Telegrafi.
Ky model që lansohet gjatë vitit që vjen, u pa gjatë realizimit të një sesioni fotografik për reklamën e re, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara.
Bazuar në imazhet e shpërndara, shohim se kjo makinë është e njëjta me atë që e kemi parë në Detroit Auto Show dhe është e gatshme për prodhim.
Megjithëse LC 500 është një veturë shumë e këndshme, largimi i kalimit ka bërë që ky Lexus të ketë dukje edhe më të mirë. /Telegrafi/