Prodhuesit e veturave po bëjnë përpjekje të mëdha që të bëjnë bashkë luksin me mundësinë që të jetë sportive dhe e shpejtë.
Në modelin LC 500 që lansohet gjatë vitit që vjen, është ruajtur mirë niveli i luksit që ofron Lexusi, por nuk ka elemente të tipit sportiv, transmeton Telegrafi.
Megjithëse me 5.0-litra V8 që prodhon 471 kuajfuqi do të duhej të arrinte shpejtësi të madhe, kjo nuk po ndodhë në realitet.
Filmimi i postuar më poshtë e tregon modelin që nuk ka qëndrueshmëri gjatë lëvizjes dhe që me vështirësi arrin shpejtësinë që pritet. /Telegrafi/
https://youtu.be/VHw-uuKzdBs