Telegrafi

Lexus LC 500 duke lëshuar tinguj të mahnitshëm gjatë procesit të testimit (Video)

Deri më tani dihet se Lexus i ri që do të lansohet pas dy vitesh, do t’i ketë 471 kuajfuqi dhe motor 5.0-litra V8.

Por, me të dëgjuar tingullin që lëshon gjatë procesit të testimit, mund të thuhet se LC 500 i ri është një superveturë e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Spiunët e makinave të reja, e kanë filmuar duke bërë xhiro nëpër pistat e Nurburgring të Gjermanisë dhe që tani të gjithë janë të kënaqur me pritjet.

Vetura me pamje shumë të bukur, është vlerësuar lartë për mënyrën e lëvizjes dhe sigurisht shpejtësinë e lartë. /Telegrafi/