Telegrafi

Lexus largon nga prodhimi modelin më të papëlqyer ndonjëherë (Foto)

Prodhuesi japonez Lexus, ka bërë të ditur se modeli CT200h prej vitit që vjen, do të largohet përfundimisht nga prodhimi.

Makina hibride, që është një SUV me përmasa të pazakonta, nuk ka qenë shumë e pëlqyer, duke u shitur në vetëm 18 mijë njësi në gjeneratën e parë të prodhimit, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë, por megjithatë ka lansuar edhe një gjeneratë, prej dhjetëmijë njësive, shumica prej të cilave janë shitur, por ende gjenden në treg.

Nuk dihet nëse CT200h është larguar që t’i lë vend ndonjë modeli tjetër, pasi nuk kanë ndonjë informatë se Lexus po punon ndonjë makinë të re. /Telegrafi/