Gjenerata e katërt e modelit IS, vjen me ndryshime të pa pritshme
Derisa e ardhmja e Lexus GS nuk dihet, modeli IS me përmasa më të vogla nuk ka ku të shkojë, transmeton Telegrafi. Rivali i BMW 3 Series ka evoluar shumë, prej se u lansua për herë të parë në vitin 2000, ndërsa më befasues ishte gjenerata e tretë, kur erdh me një stil më ndryshe.
Tani që është paralajmëruar gjenerata e katërt, magazina Almuraba e ka shfaqur një makinë shumë më herët që është planifikuar të prezantohet, të krijuar prej një njeriu që e ka parë modelin IS 2021 nga afër.
Megjithëse janë imazhe të dytësore dhe të skanuara, tregojnë shumë prej këtij Lexusi, si pjesën e përparme, anësore ashtu edhe atë të prapme. Në shikim të parë, nuk dallon prej modelit të tanishëm, por linjat më të theksuara dhe të rrumbullakosura dhe rikthimi i grillit të ndarë në mes, e bën shumë më të ndryshëm.
Ky Lexus IS që vjen pas tri vitesh, ka ndryshime mjaft të pa pritshme, përfshirë edhe dritat e ngushta dhe shumë më të gjata. /Telegrafi/