Telegrafi

Lexuesit fshehin fytyrën prapa kopertinave, duke krijuar një iluzion bizar optik (Foto)

Në rrjete sociale është përhapur një trend bizar, por shumë i këndshëm në të njëjtën kohë.

Me anë të kopertinave të librit apo revistës, po krijohen iluzione optike, që duket sikur njeriu që ndodhet prapa, e ka vënë një maskë.

Prej vajzës që duket sikur është duke ngrënë mollën, te pacienti që ka vënë fytyrën e Putinit përpara, këto janë disa nga rastet më interesante, që kanë krijuar shfrytëzuesit, transmeton Telegrafi.

Në ueb-faqen Bored Panda, janë mbledhur disa nga këto kombinime, që u kanë dhënë njerëzve personalitet tjetër. /Telegrafi/