Site icon Telegrafi

“Lexoni” politikanët

Shkencëtarët e Harvardit kanë zbuluar trukun e thjeshtë për kapjen e politikanë duke gënjyer. Me eksperiment është konstatuar që njerëzit të cilët gënjejnë thonë më shumë fjalë për veten kur flasin në vetën e tretë, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve.

Natyrisht, kjo nuk është shenjë plotësisht e sigurt që dikush nuk e thotë të vërtetën, mirëpo nëse vëreni sinjale të këtilla, bëhuni të kujdesshëm.

Ngjashëm konstatojnë edhe hulumtuesit e Universitetit Wisconsin, të cilët kanë analizuar qindra deklarata të politikanëve nga shtete të shumta. Ata të cilët me vetëdije thonë gënjeshtra, përdorin fjali të gjata, si në fjalimet dhe kumtesat e përgatitura, ashtu edhe në deklaratat me gojë, transmeton Telegrafi.

Pra, më të suksesshëm janë politikanët të cilët e kanë bindur veten që ajo që e thonë është e vërteta, konkludojnë shkencëtarët e Universitetit italian në Piedmont. Vetëmashtrimi, thonë hulumtuesit nga Apeninet, është shumë më shpeshtë në politikë sesa ne mendojmë. Gënjeshtra qëndron në motivin irracional, sepse personi beson në diçka vetëm për shkak që dëshiron që ajo të bëhet e vërtetë, madje edhe kur e demantojnë faktet.

Shkencëtarët kanë analizuar të intervistuarit nga tri shtete – SHBA, Poloni dhe Liban dhe kanë konkluduar që konservatorët shpesh i përdorin emrat, derisa liberalët dëshirojnë t’i përshkruajnë gjërat dhe dukuritë, andaj në fjalorin e tyre gjenden shumë mbiemra. Për shembull, konservatori do të thotë që dikush është optimist apo idealist, ndërkaq liberali do të fillojë të përshkruajë pikëpamjet e tij të kthjellëta ndaj botës dhe mënyrën idealiste të të menduarit.

Shkencëtarët thonë që përdorimi i emrave tregon dëshirën për strukturën, të sigurtën, qartësinë dhe përsosmërinë që janë karaktere më shumë të lidhura me konservatorët.

Pra, mos harroni edhe komunikimin joverbal i cili madje është edhe më i rëndësishëm se fjalët. Sepse, kur lodhet truri nga dëgjimi, gjë që është dukuri e shpeshtë nëse temat janë të thata, mbështetet në sinjalet e “tretshme” lehtë, si p.sh. fjalimi me gjeste.

Me këtë mënyrë i bën që votuesit automatikisht t’u besojnë më shumë personave të cilët nuk i fshehin shuplakat e duarve, ndërkaq politikanin i cili qesh shumë nuk e konsiderojnë si autoritet.

Gjithashtu, përpëlitja e tepërt apo shmangia e shikimit të bashkëbiseduesit në sy, tregon gënjeshtrën, prekja e qafës tregon pasigurinë dhe rrezikshmërinë, ndërkaq prekja e hundës është sinjal që diçka po fsheh.

E keqja është vetëm ajo që politikanët me përvojë gjithë këtë e dinë dhe mund të aktrojnë kur janë të ushtruar mirë, mirëpo vështroni me kujdes, do të zbulohen së paku një herë. /Telegrafi//

Exit mobile version