Telegrafi

Lexojini dhe qeshni – koleksioni qesharak me letrat dhe shënimet ‘agresive’

Disa njerëz e kanë të vështirë “konfrontimin” ballë për ballë, por nuk e kanë asnjë problem për të lënë shënime agresive për disa situata në të cilat ata gjinden.

Dhe këto fotografi shfaqin momentet kur disa njerëz “vlojnë” nga zhgënjimi dhe zemërimi i tyre, duke i lënë të shtangur personat prej të cilëve u zhgënjyen, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nga gjithë bota i kanë shpërndarë fotografitë e letrave në të cilat ata kanë hasur ose letra të cilat ata i kanë shkruar vet – në disa prej atyre letrave dikush shfaq shqetësimin e tyre për diçka e dikush ofron dorëheqjen e tij duke shkruar me ironi, shkruan DailyMail.

Në njërën nga letrat dikush e “citon” këngën e Carly Rae Johnson për ta “maskuar” zemërimin e tij me komshiun e tij në lidhje me parkimin e veturës së tij. /Telegrafi/

Ofrimi i dorëheqjes me vizatim të dinosaurit
Dorëheqja me pak fjalë
Dorëheqja me kërkim falje për sëmundjen dhe mospagesën e orëve shtesë
Qartësimi për dikë se enët nuk lahen vet
Si t’i tregosh dikujt përmes këngës se po ta bllokon hyerjen
Kur dikush ta shikon gruan