Telegrafi

Lexojeni tregimin rrënqethës të Arifit për Aldinin e vogël (Foto)

Kryetarja e Komunës së Tetovës mbrëmë vonë në faqen e saj në Facebook ka nxjerrë një tregim të bashkangjitur me fotografi ku shihet ajo dhe një fëmijë i verbër me emrin Aldin duke punuar në zyrën e saj në Komunën e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Teuta Arifi në tregim shkruan ”Aldini sheh me zemër, sodis me mendje, vërren me intuitë. Ai pikturon nën imagjinatën e talentit portretin e njeriut. Ai sheh me sytë e zemrës. Aldini është shembull që njeriu mund të ecë drejtë harkut të triumfit. Mjafton që njeriu të ketë kurajon të ecë. Fatkeqsia e thellon dhe e zgjeron njohjen e botës reale.”

Më poshtë e keni tregimin e plotë të Teuta Arifit për djaloshin e talentuar.

”Dua të ju tregoj një histori. Aldini është një mysafir i rregullt i imi.
Aldini sheh me zemër, sodis me mendje dhe vërren me intuitë. Ai pikturon nën imagjinatën e talentit portretin e njeriut. Ai sheh me sytë e zemrës. Aldini është shembull që njeriu mund të ecë drejtë harkut të triumfit. Mjafton që njeriu të ketë kurajon të ecë. Fatkeqsia e thellon dhe e zgjeron njohjen e botës reale.
Pasioni i Aldinit është muzika. Ai i njeh mirë klasikët. Kurreshtja e tij për kompozitorët e mëdhenj është e pashmangshme.
Dhe sigurisht Bethoveni ska si bën përjashtim. Sot i zbulova një fakt që ai se kishte ditur mëparë. Ai dëgjonte me shumë kurreshtje tek sa i zbuloja se, një nga krijuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ludvig Van Bethoven humbi dëgjimin. Megjithatë në kompozimin e sinfonisë së nëntë ai krijoi melodinë për veprën e Schiller-it që quhet “Oda e gëzimit”. Aldini e luan në piano të njëjtin komponim. I tregova që Bethoveni theu ligjet muzikore të asaj kohe duke aplikuar zërin dhe korin në sinfoni. Ai më shiqonte më habi, ndërkohë që mbi tavolinën time të punës luante gishtat me shpejtësinë e pianistit. Siç mund ta rrëmbejë pasioni artistin, dhe të ngrihet në lavdinë e skenës saherë që shtyp tastierën e notave muzikore.
I dashur Aldin, me çdo frymë, me çdo fjalë që thua, çdo lëvizje, apo edhe kur hesht ti na jep neve një copëz parajse. Hapëro mbi jetën fuqishëm dhe buzëqesh. Sot, në atë gjysëm ore që kaluam bashkë, më bëre edhe mua të ndihem shumë e veçantë, e kjo ndodhi ngaqë edhe ti je i tillë…i veçantë.
Me dashuri,
TA”

Lexo po ashtu Të verbërit të lënë pas dore në Tetovë