Vaðlaheiðarvegavinnuverkfæraðurningskúrslyklapikuphringurinn.
Jo, nuk na mbetën gishtat në butonat e tastierës. Fjala më e gjatë në gjuhën islandeze është para jush dhe ne ju sfidojmë ta lexoni!
Tiktokerja Sanxyra vendosi të thoshte emrat e disa qyteteve në Islandë dhe gjatë rrugës i “nderoi” ndjekësit e saj me fjalën më të gjatë.
E pranojmë, nuk arritëm ta përsërisim, ndërsa përkthimi është një sfidë po aq e madhe!
@sanxyraPronouncing Icelandic Town or fjord names ??⛄♬ youre so cute – averyyyy
Ai u krijua si një term lozonjar dhe i çuditshëm, në thelb një kombinim i sajuar fjalësh – “Çelësi i kasolles për mjetet për të punuar në rrugën Vaðlaheiði, pjesë malore në veri të Islandës”.
Nëse keni menduar se termi është shpikur, e keni gabim! Historia ka kohë që është bërë virale dhe shumëkush është përpjekur që ta fotografojë vendin e përmendur.
Shumë përdorues komentuan me shaka videon e islandezes, ku një person shkruan “u përpoqa të them fjalën më të gjatë, por kot”.
Dhe veçanërisht ky koment na bëri të qeshim, “Mbaj mend që udhëtova nëpër Islandë me një GPS, i cili shqiptonte emrat e rrugëve pasi i kaloja”. /Telegrafi/