Gjithsej 4.539 persona fizikë dhe juridik janë në listën e tetë të borxhlinjve të Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Borxhet e tyre janë si pasojë prej 31.04.2017 e mospagesës deri 31.07.2017, në bazë të TVSH-së, tatimit mbi të ardhurat, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributet për sigurimin e detyrueshëm social, taksat e akcizës dhe detyrimet.
Personat fizikë dhe pronarët që gjenden në këtë listë kanë borxh më të lartë se 120 mijë denarë, ndërsa te ata juridik e njëjta tejkalojn 300 mijë denarëshin.
Për të kontrolluar nëse emri juaj është në këtë listë, klikoni mbi këtë link. /Telegrafi/