Libraria Dukagjini sapo publikoi një nismë shumë të veçantë për të gjithë lexuesit dhe klientët e librarisë “Dukagjini”.
Bëhet fjalë për librin “Truri i fëmijës” me autor Daniel J. Siegel & Tina Payne Bryson, titull ky i publikuar disa muaj më parë nga botimet “Lekë”.
Pas suksesit të madh që pati, libraria nisi një iniciativë shumë të veçantë që lidhet po me fëmijët.
Nga data 12.1.2021, për çdo kopje të blerë të librit “Truri i fëmijës” në librarinë “Dukagjini”, 1.00€ do të dhurohen për SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë, librin mund ta bleni fizikisht apo ta bëni porosi në uebsite: dukagjinibooks.com