Shkolla mjekësore e Harvardit ka treguar se të gjithë ata që lexojnë nga tabletët e kanë më të vështirë të flenë sesa ata që lexojnë në libër të printuar.
12 njerëz ishin pjesë e studimit. Ata lexuan pesë ditë në libër të zakonshëm dhe pesë ditë tjera në iPad.
Testet e gjakut nga pjesëmarrësit rezultuan se ata që lexonin në ekranin e pajisjes, kishin mungesë të një hormoni thelbësor të gjumit. Ata po ashtu, kishin më vështirë të dremitnin dhe të binin në gjumë të thellë. Lexuesit e tabletëve ishin më të lodhur në mëngjes.
Kjo shkaktohet nga emetimi i valëve të tabletave fal dritave LED, që çrregullon orarin e trupit.
“Drita e tabletave emetohet direkt në sytë e lexuesit, ndërsa te librat e printuar lexuesit i ekspozohen vetëm reflektimit të dritës nga faqet e librit”, ka thënë hulumtuesi, profesor Charles Czeisler për BBC-në, transmeton koha.net.
“Mungesa e gjumit rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, metabolike dhe sëmundje tjera duke përfshirë edhe kancerin”, shtoi ai.
Për këtë ekspertët këshillojnë që lexuesit e tabletave t’i largohen leximit në mbrëmje. /Telegrafi/