Telegrafi

Lewandowski thotë se askush se ka merituar më shumë si ai Topin e Artë

Robert Lewandowski ka thënë se ai e meritonte të fitonte Topin e Artë në këtë vit për shkak të formës që ka treguar.

Çmimi prestigjioz nuk do të jepet në këtë vit, shkaku i pandemisë me COVID-19 që ndërpreu futbollin nga mesi i muajit mars.

Futbolli rifilloi në muajin maj, pikërisht me Bundelsigën, mirëpo nikoqiri France Football vendosi që Topi i Artë mos të jepej në këtë vit.

Sulmuesi polak arriti që këtë vit të përfundonte si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, Bundesliga, DFB Pokal, duke qenë pjesë e rëndësishme e tripletës së Bayern Munichut.

Lewandowski është pyetur se kujt do ia ndante Topin e Artë në këtë vit, po të ishte ndarë.

Lexo po ashtu Dhjetë golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

“Vetes time! Kemi fituar gjithçka që ishte për t’u fituar dhe unë isha golashënuesit më i mirë në të gjitha garat”, ka thënë polaku.

“Çdo lojtar që do të ishte në vendin tim, do e fitonte, mirëpo që fati ishte ky dhe Topi i Artë nuk do të jepet në këtë vit”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/