Lewis Hamilton ka hipur dje për herë të parë në timonin e një makine Ferrari, ndërsa sot pati fat të keq në stërvitjen në Barcelonë.
Përkatësisht, në stërvitjen e sotme në Barcelonë, Hamilton ka përplasur veturën e tij pasi humbi kontrollin para vijës së finishit dhe goditi anësoret.
Fatmirësisht për britanikun, ai shpëtoi pa lëndime, por makina e Ferrarit pësoi dëme të konsiderueshme.
Për shkak të kësaj, Charles Leclerc do të jetë në pistë më vonë se sa ishte planifikuar, sepse ai do të duhet të presë që mekanikët të rregullojnë makinën.
Ajo që është veçanërisht interesante është se nesër në veturën e Ferrarit në ditën e fundit të testimit në Barcelonë do të ulen Dino Beganović dhe Antonio Giovinazzi, të cilët do të luftojnë për vendin e pilotit rezervë të skuadrës së famshme italiane për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/