Telegrafi

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Francës, për ta vazhduar dominimin e tij si kampion bote

Lewis Hamilton (Foto:Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton e ka fituar garën e katërt të këtij sezoni në Formula 1 që u zhvillua në Francë.

Kampioni në fuqi arriti ta përfundojë garën për 18 sekonda më herët se shoku i skuadrës nga Mercedes, Valtteri Bottas, me një paraqitje mbresëlënëse.

Pesë herë kampioni i botës asnjëherë nuk ishte i rrezikuar nga humbja e garës dhe thelloi kryesimin e tij në kampionatin e Formula 1 me 36 pikë.

Gara e Grand Prixit në Francë (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Hamilton ishte në kontroll që nga fillimi, derisa ishte përkujdesur për gomat e tij dhe që të kishte karburant, për ta përmbyllur garën me 18 sekonda para rivalëve.

Bottas përfundoi në vendin e dytë, duke mbajtur një diferencë prej tri sekondash nga Charles Leclerc i Ferrarit.

Max Verstappen nga Red Bulli dhe Sebastian Vettel i Ferrarit morën vendin e katërt, respektivisht të pestë dhe acarimi i vetëm i vogël për Hamilton ishte se Vettel arriti të vjedhë pikën për xhiron më të shpejtë, për shkak të ndërrimit të gomave. /Telegrafi/