Tenistët e njohur dhe kampionë të shumëfishtë në sportin e bardhë, Lewis Hamilton dhe Serena Williams mund të jenë pjesë e pronarëve të Chelseat, pasi ata kanë premtuar investime për një nga ofertuesit që përpiqen të marrin klubin londinez.
Roman Abramovich nxori në shitje Chelsean në fillim të muajit mars, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe sanksionet kundër oligarkut rus përshpejtuan nevojën për shitje.
Ofertuesit për blerjen e klubit të madh anglez nga Stamford Bridge nuk mungojnë dhe tashmë katër oferta thuhet se janë bërë te Raine Group, banka e cila do ta mbikëqyr shitjen e Bluve.
Sipas mediumit Sky News, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Hamilton dhe 23 herë kampionia e Grand Slam, Williams, kanë investuar në një nga ofertat për blerjen e Chelseat.
BREAKING | Sir Lewis Hamilton and Serena Williams are committing millions of pounds to one of the bids vying to become the new owners of Chelsea Football Club ⬇pic.twitter.com/CXqs0kEdBw
— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) April 21, 2022
Oferta vjen nga një konsorcium i udhëhequr nga Sir Martin Broughton, ish-kryetari i Liverpoolit dhe British Airways, me dy legjendat e sportit që premtojnë 10 milionë funte secili.
Hamilton në fakt mbështet rivalët e Bluve, Arsenalin, i cili mundi skuadrën e Thomas Tuchel të mërkurën mbrëma, por ka qenë në bisedime javët e fundit për të investuar. /Telegrafi/
BREAKING: Sir Lewis Hamilton and Serena Williams have both pledged funds to the bid by Sir Martin Broughton to buy Chelsea football club. pic.twitter.com/JohF3YPZlJ
— SPORTbible (@sportbible) April 21, 2022