Telegrafi

Lewis Capaldi thotë se fyhet kur i thonë se përngjan me kryeministrin britanik, Boris Johnson

Lewis Capaldi, Boris Johnson (Foto: Getty Images/Guliver)

Shpeshherë diskutohet në media për ngjashmërinë që kanë personazhet e njohura mes vete ose edhe me ndonjë prej fansave të tyre.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtarit Lewis Capaldi, i cili pranon se fyhet kur i thonë se përngjan me kryeministrin britanik, Boris Johnson, shkruan Daily Mail.

Krijuesi i hitit “Someone You Loved” u tha fansave të tij në rrjetin social Facebook se nuk pëlqen që të bëjnë krahasime, duke marrë parasysh se dyshja kanë 33 vjet diferencë në moshë.

Boris Johnson (Foto: Peter Nicholls-WPA Pool/Getty Images/Guliver)

“Faleminderit për të, megjithëse më bën të ndihem keq. Jo sepse ai është një kapelë e shëmtuar. Vetëm se ai është në të dyzetat e tij, ndoshta pesëdhjetat dhe unë jam 23 vjeç”.

Duke folur nga shtëpia e prindërve të tij, Lewis tregoi gjithashtu se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte edhe aq e mirë, për shkak të izolimit në shtëpi.

“Nuk është situata më frymëzuese për të shkruar këngë. Po mundohem më së miri. Mezi po pres që të dal nga të gjitha këto.”

Ndërkohë ‘sozia’ e tij, Boris ka qenë në izolim për një javë pas testimit pozitiv për koronavirusin, pasi vendi mbetet në bllokim për të provuar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes. /Telegrafi/