Fansat e Lewis Capaldi u mblodhën rreth tij teksa ai luftonte me simptomat e sindromës ‘Tourette’ në skenën e “Glastonbury”, pas një pauze tre-javore të shëndetit mendor.
Këngëtari, 26 vjeç, kishte anuluar të gjitha angazhimet e punës në fillim të këtij muaji për të ‘pushuar dhe rikuperuar’ përpara festivalit të shumëpritur të muzikës.
Duke u rikthyer në skenë, Lewis pranoi se kishte qenë i frikësuar për të performuar, ndërsa u hap për betejat e tij për shëndetin mendor dhe konfirmoi se do të bënte një pushim tjetër pas shfaqjes.
Në mes të setit të tij, këngëtari me famë botërore rrëfeu se po luftonte me ‘Tourette’ duke qenë se kishte kollitur gjatë gjithë shfaqjes.
‘Tourette’ është një gjendje neurologjike e karakterizuar nga një kombinim i zhurmave dhe lëvizjeve të pavullnetshme dhe mund të shkaktojë anomali të të folurit dhe zërit.
Pavarësisht vështirësive të mëdha, ylli këmbënguli të vazhdonte me grupin dhe fansat e tij mbështetës, me shfaqjen që u mbyll emocionalisht ndërkohë që nga publiku kënduan “Someone You Love”.
Momenti emocionues pa Lewis të ecte nëpër skenën e Piramidës dhe të këndonte me disa ndërprerje.
Shumë fansa gjithashtu bënë postime në Twitter për të treguar përkrahjen e tyre për Capaldin. /Telegrafi/